Që kur është zyrtarizuar transferimi i tij tek skuadra e PSG-së, Sergio Ramos ka lujatur shumë pak në Ligue 1, transmeton Reporteri.net.
Megjithatë, Ramos është rikthyer sot.
Mbrojtësi spanjoll ka hyrë në listën e skuadrës së Mauricio Pochettinos për ndeshjen e sotme (20:45) në “Parc des Princes” kundër Lorient, që korrespondon me javën e 30-të të kampionatit francez.
Ramos mund të rishfaqet me PSG-në pothuajse dy muaj e gjysmë pas ndeshjes së tij të fundit.
Ramosi nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që prej datës 23 janar, kur një fatkeqësi fizike e detyroi për një pushim të ri, pasi kishte debutuar edhe si golashënues si futbollist i PSG-së .
Por mungesa tjera do të ketë skuadra nga Parisi, ku, Pochettino nuk do të mund të llogarisë në Keylor Navas, Verratti, Di María, Bernat, Kurzawa, Ander Herrera, Diallo, Draxler, Ismaël dhe Lavallée.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.