×
  • Sport
  • Sport

    Rio Ferdinand pret që Ronaldo t’i shënoj së paku 30 gola këtë sezon për Unitedin

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 7:24

    Ish-mbrojtësi i Man Utd, Rio Ferdinand ka sfiduar Cristiano Ronaldon që të arrijë objektivin e shënuar te Manchester United këtë sezon.


    Edhe në moshën 36 vjeç, Ferdinandi është i bindur se portugezi mund të përsërisë formën e stinorit të tij të fundit në Old Trafford.

    Ferdinand këmbëngul: ‘Njerëzit vazhdojnë të thonë, ai nuk është ky, nuk është ai – por ai ishte golashënuesi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar.

    “Të gjithë thonë se ai ka rënë në cilësi, por ai është akoma më i mirë se të gjithë të tjerët. Unë pres që ai të jetë më afër 25-30 gola këtë sezon, të paktën në të gjitha garat.

    “Nëse ai nuk arrin numrin mbi 3o, do të habitem”, përfundoi Ferdinand.

    Ronaldo nuk ka arritur të shënojë shifrën e 30 golave ​​në të gjitha garat vetëm një herë që kur u largua nga United në 2009 dhe Ferdinand mund të ketë të drejtë në këtë parashikim.

    Portugezi pritet të bëj rikthimin e madh nesër me ‘djajtë’, kur ata do të përballen me skuadrën e Newcastles nga ora 16:00 në Old Trafford.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!