Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është i disponueshëm për ndeshjen e Man Utd në Premier League me Arsenalin, shkruan Reporteri.net.
37-vjeçari humbi ndeshjen e fundit, ku Djajtë e Kuq u mposhtën me rezultat 4-0 nga Liverpooli pas vdekjes tragjike të djalit të tij të vogël.
Pasi konfirmoi se ishte kthyer në shtëpi me partneren Georgina Rodriguez, Ronaldo u kthye në stërvitje të enjten dhe Rangnick tani ka konfirmuar se është në linjë për t’u paraqitur kundër Topçinjve.
Tekniku gjerman tha se “Ronaldo është sërish në dispozicion, ai është duke u stërvitur me ne tani”.
Lidhur me gjendjen fizike të Scott McTominay, Raphael Varane dhe Paul Pogba, Rangnick shtoi: “Scott McTominay do të kthehet dhe është i aftë për të luajtur, ai do të jetë i disponueshëm nesër. E njëjta gjë vlen edhe për Raphael Varane.
“Të gjithë të tjerët janë ende të lënduar plus Paul Pogba padyshim, pasi duket pas skanimit që bëri pardje, ka shumë pak gjasa që ai të luajë deri në fund të sezonit.
“Mjeku më tha se do të duhen minimumi katër javë dhe meqë ndeshja e fundit është në fund të majit, nuk mendoj se do të ketë shumë gjasa që ai të luajë”.
Vlen të përmendet se ylli portugez ndeshjen e fundit ka shënuar het trik kundër Norwich, ku i solli fitoren klubit të Djajëve të Kuq me rezultat 3-2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.