×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo ka një plan për ta fituar Topin e gjashtë të Artë

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 19:59

    Cristiano Ronaldo u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes së Superkupës në Riyad me Lazio (1-3) dhe mediat e cilësuar si një tjetër pakënaqësi e portugezit në Torino.


    Pas rezultateve zhgënjyese të një viti më parë në Champions League të cilat i kushtuan Ronaldos Topin e Artë, nëse një vit i tillë do të përsëritej atëherë qëndrimi i tij tek Juventus do të ishte vërtetë në dyshim.

    Por, megjithatë pas lajmeve të përhapura mbi largimin e tij, agjenti i portugezit Jorge Mendes ka qetësuar disi tifozët bardhezi duke konfimuar se Ronaldo të qëndroj deri në fund të kontratës.

    “Ai dëshiron që viti i ardhshëm të jetë viti i tij. Vit në të cilin ai do të fitojë Topin e gjashtë të Artë dhe ai mund të ketë sukses vetëm nëse luan një Champions të shkëlqyeshëm me Juventusin dhe një super Evropian me Portugalinë. Ai e ka në kokë të fitojë dhe të shënojë, pa ndryshuar ekipe sepse në Torino është i lumtur dhe ka akoma dy vjet e gjysëm në kontratë. Ronaldo nuk mendon lamtumirën me Italina, por dëshiron një tjetër finale dhe rezultati të jetë ndryshe nga ai në Riyad”, tha Jorge Mendes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!