×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 23:27

    Cristiano Ronaldo ka parakaluar Leo Messin në listën e përpiluar nga revista “Forbes” për futbollistin më të paguar të planetit.


    Ylli i Manchester United llogaritet se do të fitojë në sezonin 2021-2022, 125 milionë dollarë bruto, ku 70 milionë dollarë do t’i marrë nga “Djajtë e kuq” si rroga dhe bonuse.

    Ndërkohë që të ardhurat e tjera, ai do t’i përfitojë nga marrëveshjet e marketingut, e gjithashtu edhe të fitimet nga bizneset e tij.

    Kurse ylli i PSG-së do të marrë në këtë sezon 110 milionë dollarë, ku vetëm parisienët do ta paguajnë 75 milionë dollarë. Messi do të përfitojë 35 milionë dollarë të tjera nga kontratat e marketingut.

    Në vend të tretë në renditjen e futbollistëve më të paguar është Neymar. Braziliani 29-vjeçar i parisienëve do të fusë në xhepat e tij 95 milionë dollarë.

    Ndërkohë që në vend të katërt është një tjetër lojtar i PSG-së, Kilian Mbappe që do të përfitojë 43 milionë dollarë.

    Listën e pesë futbollistëve më të paguar për sezonin 2021-2022, e mbyll ylli i Liverpulit, Muhamed Salah, me 41 milionë dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!