×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo nuk i ndahet golave, Roma dhe Juventus ndajnë pikët në derbin e javës

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 22:41

    Roma dhe Juventus kanë luajtur baras 2-2 në derbin e javës së dytë në Serie A


    Në Olimpico të Romës u zhvillua një ndeshje shumë interesante dhe me katër gola të realizuara, shkruan Reporteri.net

    Veretout shënoi dy golat e Romës, derisa në anën tjetër për Juven realizoi dy herë i zakonshmi CR7.

    Roma ishte me një futbollist më shumë në fushë që nga minuta e 62-të, kur Rabiot u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

    Pas dy xhirove të luajtuara Juventusi zë vendin e pestë me 4 pikë, derisa Roma në vendin e 13-të me 1 pikë.

    Ndërkaq, Ronaldo është golashënuesi më i mirë me 3 gola pas dy xhirove të zhvilluara në Serie A. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!