Cristiano Ronaldo ka këmbëngulur se, pasi ka fituar trofe të shumtë ekiporë dhe çmime të tjera individuale, nuk e sheh të nevojshme ta dëshmojë më veten.
Sulmuesi i Juventusit ka shpjeguar se dëshiron ta shijojë momentin, pasi ndien se tashmë ka fituar gjithçka çfarë mund të fitohet, transmeton Gazeta Express.
“Nuk ka fshehtësi apo mrekulli. Nuk është rastësi që unë kam fituar gjithçka në çdo vend që kam shkuar”, tha Ronaldo për Globe Soccer Awards.
“Kur je kampion, fiton gjithmonë. Pa shumë punë, pa përkushtim dhe pasion për atë që bën, nuk mund të fitosh gjithçka: trofe, rekorde dhe statistika”, shtoi ai.
“Nuk kam çfarë t’u dëshmoj të tjerëve më, përveç vetes dhe familjes sime. Tani është koha ta shijoj këtë”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.