Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend që të bëhet trajner në të ardhmen
Ylli portugez aktualisht është pjesë e Juventusit ku po kalon formë të lartë pavarësisht moshës që ka[34], shkruan Reporteri.net
Por, i pyetur së fundi nëse planifikon që në të ardhmen të bëhet trajner, CR7 ka dhënë këtë përgjigje.
“Tani për tani, unë nuk jam i interesuar të bëhem trajner, por mbase një ditë do të mërzitem dhe do të ndihem se kam nevojë,” ka thënë Ronaldo.
“Nëse do të bëhesha trajner, unë do të isha motivues, trajneri duhet t’ia kalojë pasionin dhe talentin e tij skuadrës. Për shembull, më pëlqen të argëtohem, të dribloj, të godas, të shënoj gola. Këtë duhet ta kaloj te ekipi , si motivues,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.