Pas dhjetë vitesh te Borussia Dortmund, mund të ketë ardhur koha që Marco Reus të provojë një aventurë të re.
Al Nassr, një klub saudit që sapo ka nënshkruar me Cristiano Ronaldon, po tundon mesfushorin me tipare sulmuese gjerman.
“Sigurisht që po mendoj për të ardhmen, Kam vetëm gjashtë muaj kontratë të mbetur, por nuk jam nervoz.
Al Nassr? Agjenti im foli me ta. Gjëja më e rëndësishme tani është të mbahem në formë dhe të fokusohem në objektivat e ekipit. Për pjesën tjetër do të vendosim më vonë, agjenti im kujdeset për gjithçka”, ka konfirmuar Reus rreth interesimit të Al Nassr.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.