Ai është një nga yjet më të paguar të sportit në botë dhe këtë e tregon edhe me epërsinë që ka në veshje dhe jetën luksoze që bën.
Po flasim për Cristiano Ronaldon, yllin e Juventusit. Ai u shfaq gjatë një konferencë në Dubai me 740 mijë euro bizhuteri në njërën dorë.
Konkretisht, sipas Daily Mail, Ronaldo mbante në dorë një orë Rolex që vlen 440 mijë euro. Kjo orë është e ndërtuar me ar të bardhë 18 karat dhe shumë diamante të vegjël.
Gjithashtu, ylli i futbollit mbante një unazë diamanti me vlerë 234 mijë euro në gishtin e mesit dhe me një unazë fejese me vlerë 60 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.