×
  • Sport
  • Sport

    Rrahje masive në ndeshjen finale të boksit në Shkodër, u përdoren edhe karrige

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 16:09

    Kalon në dhunë finalja e kampionatit kombëtar të Boksit.


    Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket duke u përleshur fizikisht.

    Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat.

    Për disa minuta ka patur përplasje teksa është nevojitur ndërhyrja e policisë së Shkodrës.

    Pas përleshjeve, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga gara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!