Antonio Mohamed ka mbajtur premtimin që i kishte dhënë djalit të tij, Farid.
Trajneri argjentinas ka arritur që ta fitojë Liga MX në Amerikë me Monterreyn, pasi në penallti e mposhtën Club American.
Pasi ndeshja kishte përfunduar me rezultat të përgjithshëm 3-3, ajo shkoi në gjuajtjen e penalltive.
Leonel Vangioni e mori përgjegjësinë që ta gjuante penalltinë e fundit, duke arritur që të shënonte me sukses, derisa Mohamed ishte ulur në bankën rezervë dhe po qante.
Trajneri i Monterreyt i kishte premtuar djalit të tij, Farid se një ditë do të bëhej trajner i skuadrës së tij të preferuar dhe do ta fitonte ligën, shkruan Telegrafi.
His nine-year-old son Farid died in a car accident in Germany back in 2006 when him and his father were there attending the World Cup. Mohamed himself suffered severe injuries in the accident and was in danger of losing his leg.
It’s more than just a game. ? pic.twitter.com/bGc20XdfKp
— Roberto Rojas (@RobertoRojas97) December 30, 2019
Djali i tij ndërroi jetë në një aksident në vitin 2006 në Gjermani, derisa po ktheheshin nga një ndeshje që kishin shikuar në Kupën e Botës.
António “El Turco” Mohamed, em lagrimas com o seu terço nas mãos no titulo dos Rayados.
Perdeu o filho Farid num acidente, na Alemanha, durante o Mundial 2006.
Tinha-lhe feito duas promessas:Subir o Huracán à 1a Argentina ✅
Ser Campeão com o Monterrey ✅“É só um jogo…” pic.twitter.com/pReGi5nDgM
— Olhar das bancadas (@olhardabancada) December 30, 2019
Mohamed arriti ta mbante premtimin që i kishte dhënë djalit të tij, e që pas përfundimit të ndeshjes ai site duke qarë, por të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit shkuan që ta mbështesnin dhe ta falënderonin atë për triumfin në ligë.
Drejtori sportiv i Monterreyt, Duilio Davino tha pas ndeshjes se Mohamed do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në krye të skuadrës së tyre, pasi është si motiv për ta.