×
  • Sport
  • Sport

    ​Rrugëtimi evropian i Ballkanit, sot sfida me Sllavia Pragën në Ligën e Konferencës

    Reporteri
    15 Shtator 2022 | 8:44

    Ballkani do ta vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës, aty ku sot do të përballem me Sllavia Pragën në udhëtim.

    Kampioni i Kosovës do të provojë të bëjë befasi në Pragë dhe të marrë tre pikë tejet të rëndësishme pas barazimit me CFR Cluj në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1.

    Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë kundërshtarin duke potencuar se përvoja e tyre në kompeticione evropiane i bënë ata që të jenë skuadër favoritë në grup.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fortuna Arena” me fillim nga ora 18:45.

    Katër skuadrat e grupit G kanë nga një pikë pas ndeshjeve të rrethit të parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!