×
  • Sport
  • Sport

    Sa do të fitojë Benzema te Al Ittihad në sekondë, minutë, javë, muaj dhe vit

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 12:57

    Tashmë është konfirmuar se Karim Benzema do largohet nga Real Madridi dhe pas kësaj fshihet një arsye e fortë – 400 milionë euro për dy sezone.

    Fituesi i Topit të Artë ishte i sigurt se do të vazhdonte te Los Blancos edhe për sezonin e ri, mirëpo për më pak se dy javë gjërat ndryshuan.

    Al Ittihad kontaktoi me përfaqësuesit e sulmuesit francez për të realizuar një transferim dhe këtë e arritën shumë shpejtë.

    Benzeman i skadon kontrata në fund të këtij muaji, ndërsa është pajtuar me kushtet e ofruara nga skuadra e Arabisë Saudite.

    Mirëpo, sa do të fitojë francezi te Al Ittihad për sekondë, minutë, orë, muaj dhe vit.

    Më poshtë keni të detajuar se si do ndahen shumat sipas FootMercato dhe kjo pa u tatuar:

    Vit: 200.000.000 euro

    Muaj: 547.945 euro

    Javë: 22.831 euro

    Minutë: 380,51 euro

    Sekondë: 6,34 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!