Sadio Mane ka pranuar të negociojë rreth një mundësie të transferimit në Arabinë Saudite.
Interesim për sulmuesin afrikan ka shfaqur klubi ku po luan Cristiano Ronaldo, Al Nassr, zbulon eksperti i transfereve Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Bayern Munichut dëshironte të qëndrojë në Bayern Munich, duke e kërkuar edhe një rast, por gjiganti bavarez ka vendosur përfundimisht ta shesë atë.
Prandaj, veterani i sulmit e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin në klubin saudit pas bisedimeve që i pati me drejtuesit e kampionit gjerman.
Çështja e kontratës do të zgjidhet shpejt, ndërsa Manen mund ta shohim në mesin e yjeve që përfunduan në Saudi Pro League.
Futbollisti e kishte grushtuar shokun e repartit, Leroy Sane duke shkaktuar skandal të madh në Bayern, por edhe në këtë sport në përgjithësi.
Ndërkaq, forma e tij nuk ka qenë prej më të mirave prej se u transferua në “Allianz Arena”, ndërsa lojtari u arsyetua se i nevojitet kohë për t’u ambientuar në futbollin gjerman.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.