Mo Salah është në qendër të vëmendjes pasi ka postuar një foto në Instagram ku ai shihet së bashku me të bijën dhe gruan pranë një bredhi të dekoruar për Krishtëlindje
Dje u festuan Krishtëlindjet dhe Mo Salah që njihet si një mysliman i vërtetë ka postuar një foto pranë një bredhi, foto e cila ka ngjallur reagime të shumta, shkruan Reporteri.net
“Mo Salah a e dini se po festoni pretendimin se All-llahu i vetëm, mbajtës dhe kontrollues kishte një djalë që u lind në këtë ditë? A e ke humbur mendjen!,” ka thënë një komentus.
“Të festosh Krishtlindjet është një mëkat. I befasuar vërtet kur të shoh pranë bredhit të dekoruar. Karim Benzema është gjithashtu një musliman, por ai nuk ka vepruar si ju,” ka thënë një tjetër.
“Salah ju jeni musliman, kështu si festoni Krishtlindjet? Nuk lejohet të festosh Krishtlindjet kur je musliman. Mohamed Salah All-llahu po të sheh se çfarë je duke bërë,”.
“A keni parë ndonjëherë një çifut apo një të krishterë që festonte maëlid ose eid al-adha? Jo! Pasi këto nuk u takojnë fesë së tyre. Dhe Krishtlindjet nuk janë nga feja jonë,”.
Ndryshe, Mo Salah së fundi fitoi Kupën e Botës për Klube me Liverpoolin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.