Ndaj vdekjes së legjendës së basketbollit Kobe Bryant, ka reaguar edhe ish-bashkëlojtari i tij, Shaquille O’Neal.
“S’ka fjalë që mund të shpreh dhembjen nëpër të cilën po kaloj tash me këtë moment tragjik dhe të mërzitshëm për humbjen e shokut tim, vëllait tim, partnerit tim në triumfin e kampionateve. Të dua vëlla dhe do të më mungosh. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen Bryant dhe familjet e pasagjerëve të tjerë në bord. Jam shumë keq tani!” ka shkruar O’Neal.
Dyshja fitoi tre tituj kampioni në NBA sa ishin bashkë te LA Lakers. Pas ndarjes, O’Neal fitoi edhe një titull me Miamin, ndërsa Bryant dy të tjerë sërish me Lakers.
Bryant vdiq sot në moshën 41-vjeçare si pasojë e një aksidenti ajror.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.