Jurgen Klopp ka reaguar ashpër ndaj Federatës së Futbollit të Anglisë
Liverpooli u detyrua që të luante dy ndeshje në një interval kohor prej 48 orësh, shkruan Reporteri.net
‘Të Kuqtë’ fillimisht luajtën me Aston Villën në Kupë ku u paraqitën me ekipin e U-23, ndërsa të nesërmën luajtën në gjysmëfinale të Kupës së Botës me Monterreyn.
“Të luash në diferencë 48 orëshe është absurde, trupi kërkon kohën e vet për t’u aftësuar. Këtë e thotë shkenca dhe jo unë. Në Angli kjo ndodh çdo vit duke mos u marrë parasysh kërkesa jonë. Ky ritëm ndikon negativisht edhe në formën fizike, duke sjellë dëmtime të mundshme,” ka thënë Klopp.
Ndryshe, Klopp fitoi Kupën e Botës për Klube me Liverpoolin fundjavën që shkoi ku mposhti Flamengon 1-0 në finale. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.