×
  • Sport
  • Sport

    Shiu i madh ndërprenë ndeshjen e Kategorisë Superiore

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 16:46

    Është ndërprerë ndeshja e Kategorisë Superiore, Flamurtari – Teuta.


    Reshjet e mëdha të shiut bën që ndeshja të shtyhet për ditën e nesërme në ora 12:00.

    Kështu të paktën ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit nga Durrësi.

    “Është ndërprerë sifda mes Flamurtarit dhe Teutës për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe rreshjeve të denduara të shiut që bien pa pushim në qytetin e Vlorës! Ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Teutës është shtyrë për 24 orë, shkaku i kushteve atmosferike.Kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohej sot nga ora 13:00.Por, tashmë është vendosur që të shtyhet për 24 orë dhe do të zhvillohet të Henen nga ora 12:00, shkaku i shiut në Vlorë”, njofton Teuta e Durrësit.

    Kurse, njoftim zyrtar ka lëshuar edhe Flamurtari i cili bën të ditur se ndeshja do të zhvillohet nesër.

    Ndërsa, aktualisht në Kategorinë Superiore po zhvillohen dy takime, Bylis – Luftetari dhe Laçi – Tirana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!