×
  • Sport
  • Sport

    Shkaku i koronavirusit – Trajneri i Danimarkës përshëndetet me Kampionatin Evropian

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 17:57

    Trajneri Åge Hareide mund të konsiderohet si njëri ndër njerëzit më të pa fat në këtë vit në fushën sportive.


    Dje, për shkak të emergjencës së koronavirusit, UEFA vendosi të shtyjë garën për një vit, por trajneri danez do të largohet nga udhëheqja e ekipit të tij kombëtar këtë verë në bazë të marrëveshjes që kishte nënshkruar më herët.

    Federata kishte vendosur tashmë që nga 1 gusht trajneri i ri do të ishte Kasper Hjulmand dhe vendimi u konfirmua gjithashtu në orët e fundit.

    “Është turp të humbasësh finalet evropiane dhe një problem i madh për Danimarkën, por kjo është një situatë shumë e veçantë. Ka njerëz që janë të sëmurë, njerëz që vdesin dhe njerëz që humbasin punën e tyre. Ishte kënaqësi të punoja me këta lojtarë ”, tha Hareide pas largimit.

    Kujtojmë se trajneri kishte kontratë deri në përfundimin e Evropianit, i cili planifikohej të luhej këtë verë, andaj Federata daneze kishte marrë masa më herët për të kërkuar zëvendësimin e tij. Kësisoj, Hareide nuk do ta drejtojë kombëtarën skandinave në EURO 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!