Jasir Asani në podkastin e këtij të fundit, “Soccer Talk Podcast” folipër Kampionatin Europian dhe për shortin e kuqezinjve për eliminatoret e Kampionatit Botëror.
“Kampionati Europian ishte një ëndërr, sepse luanim kundër tri prej kombëtareve më të mira. Kënaqësia më e madhe ishte kur pamë 55 mijë tifozë shqiptarë në stadiumin e Dortmundit. Me pak fat, mund edhe ta kishim kaluar grupin”.
“Cila skuadër më ka bërë më shumë përshtypje? Italia. Dimarco ishte mbrojtës shumë i vështirë. Nuk ke shans ta driblosh. Kisha thuajse pesë muaj pa luajtur dhe kisha pak vështirësi”, tha ai.
“Nuk kam frikë asnjë lojtar në botë dhe nuk jam lojtar që ndikohem nga emocionet. Shorti i Botërorit? Do të doja skuadra të forta. Nuk kam frikë nga asnjë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.