×
  • Sport
  • Sport

    Shpend Ahmeti jep lajmin e madh për stadiumin Fadil Vokrri

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 11:38

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se kanë filluar diskutimet për zgjerimin e stadiumit Fadil Vokrri


    Interesimi i madh për të shikuar ndeshjet e Kosovës ka bërë që të mendohet për zgjerimin e kapacitetit të Fadil Vokrrit, shkruan Reporteri.net

    Bisedimet tani kanë filluar për t’u realizuar një gjë e tillë dhe kjo është konfirmuar nga Komuna e Prishtinës.

    Fadil Vokrri pritet që t’i ketë rreth 20 mijë ulëse tani.

    “Komuna e Prishtinës ka filluar diskutimet me Federatën e Futbollit të Kosovës për zgjerimin e kapaciteteve në stadiumin “Fadil Vokrri”, në tribunat lindjes, veriut dhe jugut.

    Gjatë javëve në vijim do të bëjmë analizat e nevojshme për të vlerësuar mundësitë që të kemi deri në 20 mijë ulëse në stadiumin e qytetit.

    Po ashtu, punimet kanë vazhduar në stadiumin e ri në Hajvali të cilat në bashkëpunim me Federaten dhe financim nga UEFA do të jetë stadium i shkëlqyeshëm për disa nga ndeshjet e kategorive të ndryshme të përfaqëseuses së Kosovës në futboll.

    Është e qartë që futbolli Kosovar ka të ardhme të ndritur. Investimet janë të nevojshme edhe nga niveli lokal edhe qendror për të rritur rezultatet dhe për ti mundësuar sa më shumë njerëzve që të ndjekin lojet e shtetit tonë”, shkruan Shpend Ahmeti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!