×
  • Sport
  • Sport

    “Shpërthen” presidenti i Fiorentinës, akuzon rëndë gjyqtarët për ndeshjen ndaj Juventusit

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 16:17

    Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso ishte në tribunën e “Allianz Stadium” për të ndjekur sfidën ndaj Juventusit.


    Ai në përfundim nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj vendimeve të arbitrit Pasqua dhe veçanërisht për njërin nga dy 11-metërshat e akorduar në favor të bardhezinjve.

    Manjati italo-amerikan pranoi se ishte i ndërgjegjshëm që mund të gjobitej për deklaratat e tij, por shtoi se Fiorentinës i është “ngrënë haku” shpesh javët e fundit dhe se Juventusi nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave që të fitojë.

    “Në 6 muaj te Fiorentina nuk kam folur asnjëherë për arbitrat, por ata nuk mund të vendosin ndeshjet, ashtu siç bënë sot. Juventusi është e fortë dhe ka një “artileri” lojtarësh rreth 350 milionë euro, ndaj ta lëmë të fitojë në fushë, sepse nuk ka nevojë për favore të tilla. Penalltia e parë edhe qëndron, por e dyta ishte skandaloze dhe mbylli ndeshjen në momentin më të mirë tonin. E di që mund të gjobitem për këto deklarata dhe jam gati të paguaj, por Juve duhet të fitojë në fushë, jo me favore të tilla”, deklaroi Commisso.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!