×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria e nis me këmbën e mbarë Nations League, kuqezinjtë “thyejnë” Ukrainën

    Reporteri
    07 Shtator 2024 | 22:46

    Shqipëria tregoi forcën në Pragë, kuqezinjtë mundën 1-2 Ukrainën në ndeshjen e parë të League B në Nations Nations. Një sukses me vlerë të madhe, e para fitore ndaj këtij rivali në histori.

    Në pjesën e parë nuk munguan rastet, me të dyja skuadrat që patën mundësitë respektive për të zhbllokuar ndeshjen. Ekipi i Rebrov dërgoi tifozërinë ukrainase në festë në minutën e 49-të, teksa Konoplay dërgoi sferën pas shpinës së portierit Strakosha.

    Të besuarit e Sylvinhos nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të përmbysin shifrat. Ismajli bëri bomberin në minutën e 54-të, ndërsa Asani në të 66-të kompletoi përmbysjen. Deri në fundin e ndeshjes, skuadra jonë mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të marrë kështu 3 pikë.

    Shqipëria në ndeshjen e radhës do të luajë ndaj Gjeorgjisë, pas pak ditësh. Ukraina, do të sfidojë Çekinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!