Aventura e mundshme e Dusan Vlahovic në PSG sigurisht që nuk fillon në mënyrën më të mirë.
Nuk ka ende një marrëveshje zyrtare për ta sjellë serbin nën hijen e Kullës Eifel, por fërkimet e para tashmë po lindin nga ana e ultrasve të zjarrtë dhe më të ashpër.
Në Francë, në fakt, një pankartë ka dalë kundëar sulmuesit të Juventusit, me kërcënime të qarta.
“Vlahovic, në Paris t’i presim tre gishtat”, shkruhej në pankartën e mbajtur nga tetë tifozë, mes të cilëve dy që bëjnë shenjën e shqiponjës me duar, përcjell abcnews.
Referenca është qartësisht politike në atë që në të kaluarën sulmuesi serb u shfaq me shenjën e 3 gishtave që tregonin qiellin duke lavdëruar Serbinë e Madhe (Zotin, Atdheun dhe Carin).
Një simbolikë që i përket krahut të djathtë të Serbisë që tenton të mos e njohë Kosovën dhe kufijtë e saj.
Dhe gjesti i Vlahovicit duket se nuk i ka pëlqyer disa tifozëve të PSG-së, më të flaktëve, të cilët kanë vendosur t’i dërgojnë një mesazh sulmuesit në funksion të ardhjes së tij të mundshme në Paris që do t’i hapte rrugën Lukakut te Juventus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.