×
  • Sport
  • Sport

    Shtyhet edhe njëherë ndeshja Drita-Llapi

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 19:35

    Është shtyrë përsëri ndeshja në mes të Dritës dhe Llapit.


    Fillimisht kjo ndeshje ishte paraparë të luhej në shtator por për shkak të angazhimit të Dritës në gara ndërkombëtare, në Europa Ligë, ishte shtyrë për datën 12 nëntor.

    Megjithatë, ajo nuk do të zhvillohet as këtë vikend.

    “Ndeshja e paraparë të zhvillohet në vikend ndërmjet Dritës dhe Llapit, e mbetur nga java e parë e Superligës, sipas njoftimit nga FFK-ja, është shtyrë përsëri”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga klubi llapjan.

    “Sipas rregulloreve të garave të FFK-së, në momentin kur klubi ka dy futbollistë të grumbulluar me Kombëtaren, klubi ka të drejtë mos ta zhvilloj ndeshjen, andaj FFK-ja në bazë të rregullores, e ka parë të arsyeshme mos ta zhvillojmë ndeshjen pasi klubi ynë momentalisht ka të grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës U-21, dy nga futbollistët kryesor të skuadrës, Kastriot Selmani dhe Valmir Veliu”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!