×
  • Sport
  • Sport

    Shtyhet një ndeshje në Shqipëri shkaku i borës së madhe

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 16:40

    Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, Korabi – Luzi nuk do të luhet sot për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Peshkopisë.

    Ndeshja e javës së 30-të Korabi – Luzi do të shtyhet për t’u luajtur gjatë ditës së mërkurë më datë 24 prill, në orën 15:00.

    Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Kategorisë së Parë që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!