Mesfushori shqiptar i skuadrës italiane, Empoli, e që është Kristhab Asllani, është rritur shumë së fundmi tek skuadra e Empolit, e kjo ka bërë që të nisin interesime nga klube shumë të mëdha në Itali për të, transmeton Reporteri.net.
Një interesim është vërejtur nga drejtori teknik i Milanit, njëherit ish lojtari i kësaj skuadre, Paolo Maldini.
Madje vetë Maldini e kishe vëzhguar atë në ndeshjen të cilën e kishin luajtur me Empolin, ku nuk kishte hezituar fare të pranonte këtë gjë.
Por, “hundët” tek Milani i ka futur edhe Interi, Lazio dhe Napoli.
Për 19 vjeçarin nga Elbasani, menaxheri i skuadrës së Empolit, Mario Cenolli tha në një prononcim të tij për “CMIT TV” se ende nuk dihet e ardhmja e mesfushorit shqiptar, por në mënyrë indirekte ka paralajmëruar se Asllani nuk mundet që të iu bashkohet skuadrave si Milan dhe Inter, pasi sipas tij çuni dëshiron të luajë.
“Ai është edhe në Kombëtare, kam folur edhe pardje me të. Nuk mendoj se do të shkojë te Interi apo Milani, por nuk mund t’ju them se ku do të shkojë. Por ai qëndron në Itali. Djali duhet të shkojë në një klub ku mund të luajë, ai po e tregon veten. Napoli? Nuk i dihet kurrë… Fiorentina apo Sasuolo? Të shohim. Natyrisht ky është mendimi im”, ka deklaruar Cenolli.
Vlen të përmendet se drejtuesit e kuqezinjëve janë të interesuar edhe për tjetrin mesfushor shqiptar, e që luan tek Empoli, ku bëhet fjalë për Nedim Bajramin, ku gazetari italian Fabrizio Romano kishte shkruar disa herë se Rossonerët janë të interesuar për të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.