×
  • Sport
  • Sport

    Si do të dukej tabela e Premierligës nëse “VAR-i” nuk do të përdorej këtë sezon

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 16:47

    “VAR” e ka shoqëruar futbollin anglez për gjatë gjysmë së sezonit në Premierligë, sistem ky që në shumë raste kishte edhe gabime në gjykim.


    Në vend që të flasim për futbollin aktual, ne shpesh e gjejmë veten duke folur për gabimet e “VAR-it” dhe për disa vendimeve të diskutueshme që ka dhuruar ky sistem, përcjellë Reporteri.net.

    Pra, në javën e 17 të Premierligës, nga sistemi “VAR” kishte gabime të mëdha, kështu Sadio Mane dhe Michail Antonio iu lejuan golat e tyre – megjithëse gola këto që nuk e vendosën fatin e takimit, as për Liverpoolin dhe as për West Hamin.

    Por, incidenti i madh i fundjavës erdhi në “Stamford Bridge”. Kur Dan Gosling shënoi për Bournemouth në minutën e 86-të takim, gol ky që ishte i pavlefshëm nga gjyqtari, por që sistemi “VAR” doli të jetë vendimtar dhe goli u pranua.

    Më poshtë është tabele se si ka ndikuar gjyqtari dhe sistemi “VAR” në vendimin për gola, ngritjet me pikë dhe ndëshkimet me pikë në tabelën e Premierligës gjatë javës së 17’të.

    | Liverpool | Pikët: 47 | Diferenca e pikëve: -2

    Lojë ndaj Watford, ku Sadio Mane ishte në pozitë jashtë loje.

    Manchester City | Pikët: 38 | Diferenca e pikëve: +3, nuk kishte vendime të gabuara nga VAR në javën e 17’të.

    Leicester | Pikët: 33 | Diferenca e pikëve: -5, edhe për “Dhelprat” nuk kishte vendime të gabuara nga VAR-i në javën e 17’të.

    Chelsea | Pikët: 31 | Diferenca e pikëve: +2
    Goli i shënuar nga Dan Gosling në minutën e 84 të takimit, ia dhuroi fitoren Bournemouthit edhe pse gjyqtari kishte ngritur flamurin për pozitë jashtë loje, nëse nuk do të ishte sistemi “VAR”, kjo ndeshje do të përfundonte në 0:0

    Tottenham | Pikët: 26 | Diferenca e pikëve: 0, nuk kishte gabime dhe pasaktësi nga gjyqtarët.

    Arsenali | Pikët: 25 | Diferenca e pikëve: +3, as tek “Topçinjtë” nuk kishte vendime të gabuara nga gjyqtari dhe sistemi “VAR”.

    Manchetser United | Pikët: 23 | Diferenca e pikëve: -2, edhe për “Djajtë e Kuq” nuk kishte gabime nga gjyqtari dhe sistemi “VAR”.

    Më poshtë keni edhe tabelën e pikëve të skuadrave nën monitorimin e sistemit “VAR”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!