×
  • Sport
  • Sport

    Si votuan gjyqtarët në meçin Joshua – Usyk, dalin pikët

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 11:28

    Boksieri Oleksander Usyk i ka befasuar të gjithë me përformancën e tij mbrëmë.


    Ai mposhti Joshuan, duke ia marr brezet që kishte, shkruan Reporteri.net

    Nuk pati nokaut deri në fund të 12 raundeve, kurse Usyk arriti të fitonte me vendim unanim të gjyqtarëve.

    117-112, 116-112, 115-113 ishin pikët që tre gjyqtarët kishin dhënë për këtë duel.

    Ukrainasi e dominoi Joshuan pothuajse në tërë meçin, duke u treguar më kërkues dhe duke e dashur më shumë fitoren.

    Pas meçit, Usyk tha se kishte mundësi ta rrëzonte Joshuan, por nuk e bëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!