Pas një ngjarje të pa zakontë, ku u sulmua portieri i skuadrës së Ballkanit nga tifozët e skuadrës së Gjilanit, kanë reaguar “Skifterat”, teksa kanë thënë se kryesia aktuale e tifogrupit ka dhënë dorëheqje të pa revokushme, shkruan Reporteri.net.
Me anë të një postimi në rrjetin e tyre social, tifogrupi i skuadrës së Gjilanit, “Skifterat” kanë lëshuar një komunikatë për media, në të cilën thuhet se kryesia e tifo grupit e ka vizituar në spital portierin e Ballkanit, Stifi Frashërin, kështu për të parë gjendjen e tij si dhe për të i shprehur keqardhje për këtë ndodhi në stadiumin e Gjilanit.
Ndryshe, në njoftim thuhet se kryesia e Skifterave ka dhënë dorëheqje nga organizimi dhe paraqitjet e grupit, pas asaj që ndodhi sot në fundin e ndeshjes Gjilani dhe Ballkani.
Postimi i plotë:
Komunikatë për Media!!
Kryesia e Skifterave ka vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetsore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë!
Gjatë pjesës së dytë individ nga tribuna vendase janë ofenduar anasjelltas me portjerin musafir dhe në momentin e golit nga euforia e futjes në fushë, një person ka shtyrë Frashërin dhe një tjetër e ka shkelmuar, ndërkaq kanë qenë kryesia e Skifterave të cilët i janë hudhur sipër për ta mbrojtur!
Distancohemi publikisht nga ky akt i shëmtuar, nuk është në traditën tonë sulmi ndaj lojtarëve të futbollit, përtej kësaj kundrejt një ekipi si Ballkani dhe tifozëve e qytetarëve të Suharekës që gjithmonë na kanë bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë!
Kushdo me qëllim njollosjen e vlerave tona sportive dhe tifozerike duhet të përgjigjet për veprimet e veta!
Kryesia e Skifterave e indinjuar thellësisht nga ngjarja deklarohet për DORËHEQJE të PAREVOKUESHME si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit!