×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Avdijajt e mposhti Rangersin e Gerrardit, por ylli kosovar përjetoi poshtërimin e parë

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 18:15

    Hearts ka shkaktuar befasinë në kampionatin skocez ku e ka mposhtur 2-1 Rangersin që udhëhiqet nga Steven Gerrard


    Donis Avdijaj javën e kaluar iu bashkua Hearts, skuadrës skoceze që gjendet në vendin e fundit në tabelë, shkruan Reporteri.net

    Në ndeshjen e parë kundër Ross County, Donisi, ishte titullar ku luajti për 60 minuta, pa lënë gjurmë.

    Ndërkaq, sot trajneri i Hearts, e ka lënë në stol për 90 minuta yllin kosovar në përballjen kundër Rangersit.

    Ndryshe, karriera e Avdijajt nuk po ecën si duhet pasi ai te Schalke kishte klauzolë prej 49 milionë eurove.

    Shkaku i sjelljeve jo të mira në fushë ai ka përfunduar tani në një kampionat jo të fortë dhe te një skuadër që lufton për mbijetesë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!