×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Chelseas vjen me gjestin e madh për të infektuarit me koronavirus

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 17:28

    Pandemia koronavirus, ka prekur të gjithë vendet e botës, me këtë edhe Anglinë, ku është edhe vatra e futbollit.


    Kështu, skuadra e Chelseas ka marr vendim që në këtë kohë krize, ta lëshoj në përdorim hotelin e stadiumit “Stamford Bridge”, për personat që kanë nevojë të trajtohen nga ky virus, shkruan Reporteri.net.

    Klubi, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur që nga sot, mjekët e kanë edhe mbështetjen e Chelseas, ku mund ta shfrytëzojnë hotelin e stadiumi si ordinancë.

    Kujtojmë se skuadra e Chelseas, ka pezulluar stërvitjet dhe çdo aktivitet tjetër sportiv me lojtarët e saj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!