×
  • Sport
  • Sport

    Slloveni bën historinë e Tour de France, fituesi më i ri nga viti 1904

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 8:30

    Çiklisti slloven Tadej Pogacar ka shkruar historinë e disiplinës së tij sportive duke fituar edicionin e këtij viti të Tour De Francë, në moshën 22-vjeçare, me nje ditëlindje triumfale të festuar javën e kaluar.


    Pogacar hyn kështu në librat mbi garën më të famshme në botë pasi është fituesi më i ri nga viti 1904. Triumfi i tij do të kujtohet gjatë, pasi deri në garën e së shtunës, favoriti absolut ishte bashkatdhetari i tij Primoz Roglic, që mbante fanellën e verdhe ikonike nga etapa e nëntë e garës.

    Por një performancë e shkëlqyer e të riut në garën malore, i dha një avantazh prej 59 sekondash që nuk mund të rekuperohej dot në etapën e fundit, të Parisit, ku tradicionalisht nuk luftohet për fitoren finale.

    Edhe prania e publikut ishte shumë më e limituar, ku vetëm 5 mijë persona lejoheshin të brohorisnin idhujt e tyre sportivë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!