×
  • Sport
  • Sport

    Sonte bileta e fundit për Katar 2022, a do ta bëjë Maroku befasinë e radhës

    Reporteri
    14 Dhjetor 2022 | 8:28

    Sonte luhet gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Botëror 2022.

    Kombëtarja e Francës dhe ajo e Marokut luftojnë për biletën e fundit, që çon në destinacionin e fundit në këtë Kampionat Botëror – finalen e madhe,

    Franca, me synimin për të fituar edhe Kupën e dytë të Botës me radhë, kërkon fitoren sonte ndaj Marokut.

    Ndeshja Francë – Marok luhet me fillim nga ora 20:00.

    Fituesi i çiftit Francë – Marok do të përballet në finalen e madhe me kombëtaren e Argjentinës, e cila mbrëmë mposhti Kroacinë.

    Për Marokun, kjo është gjysmëfinalja e parë dhe të dielën mund të jetë finalja e parë në histori të kombëtares.

    Mbetet të shihet se cila prej kombëtareve sonte merr biletën për t’u përballur në finale me Argjentinën e Leo Messit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!