France Football do të nominojë sot futbollistët që do të jenë në garë për çmimin e “Topit të Artë”.
30 futbollistë që do të jenë në garë për këtë çmim do të nominohen sot gjatë ditës nga ‘France Football’.
Lisat e nominuarve do të shkurtohet javëve në vijim deri në tre kanditatë të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë kur do të dhurohet ky çmim.
Më 29 Nëntor do të shpallet fituesi i “Topit të Artë” apo ndryshe futbollisti më i mirë i vitit 2021.
Favorit për të fituar këtë çmim është Leo Messi që pas shumë përpjekjesh arriti të fitojë Kupën e Amerikës me Argjentinën.
Ndërsa si favorit i dytë po konsiderohet Robert Lewandowski që këtë vit ka pasur statistika impresionuese.
“Topi i Artë” nuk u dhurua vitin e kaluar shkaku i pandemisë së COVID-19, më së shumti herë këtë çmim e ka fituar Messi gjashë herë, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon që ka pesë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.