×
  • Sport
  • Sport

    Sot vendoset për fatin e Premier Ligës, tifozët e Liverpoolit presin vendimin në ankth

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 11:36

    Sot, drejtuesit e Federatës së Futbollit anglez do të mbajnë një video-konferencë për të vendosur përfundimisht se çdo të ndodhë me Premier League-n si dhe ligat e tjera të Anglisë.


    Sikurse raportohet nga mediet e huaja, çështja kryesore që do të diskutohet do të jetë arritja e një zgjidhje për sezonin që është pezulluar për shkak të Coronavirusit.

    UEFA i ka kërkuar të gjithë Federatave mbylljen e edicionit duke zhvilluar takimet në fushë, sapo situata të stabilizohet. Madje është bërë me dije që sezoni mund të vazhdojë edhe përtej muajit qershor duke u luajtur në muajt e verës.

    Liverpool është skuadra që pret të mësojë me padurim se çdo të ndodhë, pasi të kuqtë ishin vetëm 2 fitore larg titullit pas 30 vitesh që nuk arrinin të fitonin Premier League-n.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!