×
  • Sport
  • Sport

    Spanja kualifikohet në finale të “Tokyo 2020”, përballet me Brazilin

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 16:12

    Spanja është finalisti i dytë në futboll në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.


    “Furia e Kuqe” në gjysmëfinale pati punë me nikoqirin e Olimpiadës, Japoninë, të cilën e mposhti vetëm pas vazhdimeve.

    90 minutat e rregullt përfunduan pa fitues dhe pa gola, teksa Marco Asensio e shënoi golin që vlen një medalje për Spanjën në minutën e 115-të të ndeshjes.

    Kështu, në finale Spanja do të takohet me Brazilin, ekip ky që mposhti Meksikën pas ekzekutimit të penalltive disa orë më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!