×
  • Sport
  • Sport

    Spektakël golash në Allianz Arenën e zbrazur, Bayerni vazhdon dominimin në Bundesligë

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 20:23

    Bayern Munich e ka mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 5-2 në kuadër të javës së 27-të në Bundesligë


    Bayerni për herë të parë luajti pa tifozë në Allianz Arena dhe kjo shkaku i pandemisë së Koronavirusit, shkruan Reporteri.net

    Bavarezët fituan 5-2 ndaj Frankfurtit në një ndeshje tejet atraktive.

    Për fitoren e vendasve shënuan Goretzka, Muller, Lewandowski, Davies, ndërkaq për mysafirët të dy golat i shënoi Hinteregger, i cili poashtu në këtë përballje realizoi edhe një autogol.

    Me këtë fitore Bayerni vazhdon të jetë lider i Bundesligës tani me 61 pikë, 4 më shumë se Dortmundi që zë vendin e dytë me 57 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!