×
  • Sport
  • Sport

    St Gallen me Fazlijin e mposhtin Baselin e Edon Zhegrovës

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 18:05

    Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Baselit dhe St Gallen, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 20’të në Superligën zvicerane.


    Të parët shënuan vendasit përmes, Bua në minutën e 19’të, ndërkaq rezultatin në 1:1 për St Gallen e vendosi futbollisti me prejardhje nga Kosova, Betim Fazliji, shkruan Reporteri.net.

    Kur po mendohej se takimi do mbyllej me barazim, në skenë doli Ribeiro që vendosi shifrat në 1:2 në minuta shtesë të takimit.

    Kujtojmë se nga minuat e parë u paraqiten edhe Edon zhegrova e Taulant Xhaka për Baselin, ndërsa për St Gallen ishte Fazliji./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!