×
  • Sport
  • Sport

    Stadiumi “Fadil Vokrri”, kështjella e pamposhtur e Kosovës

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 18:43

    Më 9 shtator të vitit 2018, Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e parë ndërkombëtare në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri”.


    Stadiumi ishte futur në renovim për dy vite, për tu kthyer në impiant modern, ku djelmoshat tanë luajnë të barabartë me përfaqësueset e tjera.

    Kosova nuk ka humbur realisht në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi, duke e llogaritur edhe fitoren 4-3 ndaj Letonisë, para se stadiumi të shkonte në rinovim.

    Ndeshjet e parë u zhvilluan në kuadër të Ligës së Kombeve, ku ishin Ishujt Faroe, kombëtarja e parë që ‘preu’ shiritin e stadiumit që mban emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

    Me dy gola në fillim të pjesës së dytë të shënuar nga Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu, Kosova kishte mposhtur 2-0 Ishujt Faroe.

    Kjo fitore, ishte vetëm fillimi i një serie të mirë të ndeshjeve si vendas për ‘Dardanët’.

    Djelmoshat e drejtuar nga Bernard Challandes, nuk dinë për humbje në kështjellën ‘Fadil Vokrri’, edhe pse në fushën e tij kanë zbritur kombëtare të respektuara të futbollit.

    Ishujt Faroe, Malta, Azerbajxhan, Danimarkë, Bullgari, Çeki dhe Gjibraltar, janë kombëtare, që janë ndalur nga Kosova në ‘Fadil Vokrri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!