×
  • Sport
  • Sport

    Stadiumi i klubit të njohur evropian pritet ta ketë emrin Cristiano Ronaldo

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 13:50

    Frederico Varandas, presidenit i Sporting Lisbonës ka thënë se stadiumi i këtij klubi në të ardhmen e afërt mund do ta ketë emrin e Cristiano Ronaldos


    Sporting Lisbon është duke e rindërtuar stadiumin e saj, derisa presidenti i klubit ka bërë të ditur se mund të ndryshojë edhe emri i tij, shkruan Reporteri.net

    Varandas dëshiron që stadiumi ta ketë emrin e legjendës portugeze, Cristiano Ronaldos.

    “Është një teori që ne nuk do ta mbajmë në raft dhe padyshim se ne jemi shumë krenarë që emri i tij lidhet me ne,” ka thënë Varandas.

    “Cristiano është dhe gjithmonë do të jetë një nga simbolet më të mëdha në historinë e klubit tonë.

    “Ne tashmë po i ruajmë vlerat e tij në muret e akademisë rinore, duke u përqendruar në pasionin, sakrificën, disiplinën, udhëheqjen dhe vendosmërinë.
    “Cristiano është padyshim lojtari më i mirë portugez i të gjitha kohërave,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!