Zlatan Ibrahimovic nuk po gjen qetësin e duhur në vendin e tij të lindjes, Malmo, pasi statuja e tij atje është prishur.
Statujës së Ibrahimovicit iu është hequr hunda dhe e gjithë statuja ishte ngjyrosur me të bardhë, përcjellë Reporteri.net.
Zëdhënësja e policisë në Malmo, Katherine Rusin konfirmoi se ishte nisur një hetim për sulmin por që ende nuk ka të dhëna përfundimtar për këtë.
Statuja e Zlatan Ibrahimovicit në Malmo është ngritur 2 muaj më parë, sulme të tilla kishte edhe më herët, kjo pas blerjes së aksioneve të klubit suedez.
Kujtojmë se Ibrahimovici e filloi karrierën e tij profesionale të mrekullueshme në Malmö FF dhe më pas luajti për Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milano, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe LA Galaxy.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.