×
  • Sport
  • Sport

    Stoliset fshati Olimpik në Tokio me flamuj të Kosovës

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 13:36

    Nga 23 korriku deri më 7 gusht 2021 në Tokio të Japonisë do të zhvillohen Lojërat Olimpike të cilat ishin të planifikuara të mbahen në vitin e kaluar por që kjo nuk ndodhi për shkak të pandemisë COVID-19.


    Në këtë ngjarje të madhe sportive, Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë nga fusha të ndryshme, raporton KP.

    Tashmë në Tokio kanë zbarkuar pothuajse e gjithë ekipa e Kosovës e cila kryesohet nga pesë xhudistë.

    Fotot që vijnë nga Fshati Olimpik shfaqin shumë flamuj të Kosovës nëpër rrugë dhe ndërtesa që tregojnë mikpritjen e madhe për sportistët tonë atje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!