×
  • Sport
  • Sport

    Strakosha me shokë mposhtin Juventusin dhe fitojnë Superkupën e Italisë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 19:55

    Lazio e ka fituar Superkupën e Italisë që u zhvillua në stadiumin ‘King Saud University Stadium’ në Riyadh.


    Skuadra që vije nga qyteti i Romës e ka mposhtur Juventusin në finale me rezultat 3-1.

    Lazio ishte ajo që kaloi e parë në epërsi me golin e shënuar në minutën e 16-të nga Luis Alberto.

    Por, para se të përfundonte pjesa e parë, Zonja e Vjetër i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Paulo Dybalas (45’).

    Pjesa e parë përfundoi e barabartë, ndërsa e dyta kishte edhe më shumë spektakël.

    Juventusi në të dytën e filloi më mirë, por Cristiano Ronaldo dhe sulmuesi argjentinas nuk arritën ta mposhtnin më Thomas Strakoshan që ishte tejet i disponuar për lojë.

    Lazio arriti ta rikthente epërsinë në minutën e 73-të me golin e shënuar nga Senad Lulic, e që më pas pasoi edhe loja e tyre më e mbyllur, shkruan Telegrafi.

    Torinezët tentuan nga të gjitha anët që ta dërgonin ndeshjen në vazhdime, mirëpo portieri shqiptar e mbrojtësi e lacianëve, nuk lejuan hapësira.

    Lazio arriti ta shënonte edhe golin e tretë të takimit me anë të Danilo Cataldi (90+4), derisa kampioni i Serie A mbeti me një lojtar më pak në fushë shkaku që Rodrigo Bentancur u ndëshkua me karton të kuq.

    Kështu, Lazio arriti ta fitonte Superkupën e Italisë, duke mos e lejuar Maurizio Sarrin që ta shijoj trofeun e parë me Juventusin që ishte kampion në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!