Futbollisti i Bayern Munchen, Leon Dajaku gjatë ditës së sotshme është nisur për në Kosovë.
Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka treguar se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë vendlindja.
Dajaku, që së fundmi debutoi me bavarezët, po cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj kosovar.
Mbetet të shihet se nëse Federata e Futbollit të Kosovës do ta takoj super talentin kosovar.
Dajaku luan në krahun e djathtë të sulmit, por mundet edhe në qendër të sulmit apo në krahun e majtë.
Vlera e tij në marketë është 1.5 milionë euro. Gjatë këtij sezoni me Bayern Munchen 2 ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 19 ndeshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.