×
  • Sport
  • Sport

    Super Muriqi: Ia ka mësy ta bëjë Fenerbahçen kampion, me golat e tij vendos skuadrën në vend të parë

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 20:53

    Ylli kosovar  i Fenebahces duket se e ka të prishur “pullën stop”, pasi nuk po di të ndalet duke shënuar. Vetëm sonte i shënoi dy gola.


    E këto dy gola të ndeshjes që përfundoi para pak minutash, kanë vlerën e vendit të parë, shkruan Reporteri.net.

    Ligën e Turqisë tani e udheheqë Fenerbahce, dhe atë falë dygolëshit të Luanit kosovar të shënuar nga pika e bardhë.

    Mirëpo, duhet theksuar se Fenerbahce mund ta humb vendin e parë nëse Alanyaspor shënon fitore në ndeshjen e radhës, pasi ka një ndeshje më pak.

    Për momentin, Fenerbahce rënditet e para me 20 pikë nga 11 ndeshje, ndërkaq vendi i dytë i ka 19 pikë nga 10 ndeshje.

    Ndryshe, Muriqi po kalon një formë fantastike tek gjiganti turk, pasi deri tani ka shënuar 7 gola./Reporteri.net

    Golat e sotëm të Muriqit:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!