Pas hyrjes në fushë të tifozëve të Gjilanit ata e kapën për fyti portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin, teksa ata hynë pasi Enea Koliçi, portieri i Gjilanit shënoi gol duke barazuar rezultatin, përcjell Reporteri.net.
Por, ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar.
Në fushë hynë edhe tifozët nga Gjilani, ku nga pamjet e ART Motion shihet se Stivi u godit nga një tifoz.
Një tifoz që i erdhi nga prapa, kapi për fyti dhe e rrëzoi portierin e Ballkanit Stivi Frashëri.
Ndërkohë një tjetër e shkelmoi derisa Frashëri ishte në tokë.
Stivi Frashëri mbeti i lënduar dhe u dërgua me ndihmën e shpejt në spital, ku ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.