Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny nuk është ftuar nga Sarri në ndeshjen e sotme kundër Udineses, pasi mjeket e konstatuan se ai është i lënduar.
Wojciech Szczesny ka pësuar një lëndim në shpatull dhe sonte nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër Udineses që zhvillohete me fillim nga ora 15:00, shkruan Reporteri.net.
“Wojciech Szczesny raportoi se ka një dëmtim në shpatullën e djathtë këtë mëngjes dhe do të mungojë në sfidën e sotme. Mattia Perin është thirrur në vendin e tij”, shkruhet në deklaratën e klubit.
Kujtojmë se për ‘zebrat’ nuk do të paraqiten edhe Miralem Pjanic dhe Juan Cuadrado.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.