Skuadra e Llapit shënoi fitore në javën e 32-të në Superligën e Kosovës ndaj Feronikelit 74 duke mbetur në garë për titull kampioni.
Pas këtij trumfi, trajneri Tahir Batatina ka bërë një postim në Facebook ku ka thënë se ia dedikon veteranëve të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot është dita e dëshmorëve të Llapit dhe këtë fitore dua t’ua dedikoj atyre dhe familjeve të tyre dhe gjithë invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.
Kujtimet më të mira gjithmonë për gjithë ata që dhanë jetën për liri që ne sot të jetojmë dhe të luajmë të lirë.
Një rrugë e gjatë e imja dhe gjithë atyre që për këtë vend sakrifikuan shumë.
E tash në liri, dua që me ekipin tim dhe tifozët, ta arrijmë ta bëjm krenar qytetin dhe gjithë Llapin me titullin kampion të fituar në fushë.
I juaji përgjithmonë
Tahir Batatina
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.